Debati me Tean, të gjitha vajzat kundër Luizit! Kiara: Vetëm unë mund ta menaxhoj atë

Tea dhe Luizi kanë debatuar me tone të ashpra mbrëmjen e sotme në “BBV”. Gjatë Prime-it, u transmetua një klip i përplasjeve të tyre gjatë javës, ku sërish produksioni nxorri komentet negative të Luizit për Tean.

Debati duket se ka nisur nga një fjalë e Teas, e cila i tha Luizit “mate b*thën me mua”, e cila është pasuar nga shumë fjalë e ofendime të tjera nga ana e të dyve.

Hera e fundit kur ata debatuan ishte kur ai i tha se nuk i kupton marrëdhëniet e saj me djemtë.

Arbana: Ju që në hyrje ishit afër…

Tea: Po kemi ndenjur afër, por nuk jemi miq!

Arbana: Si e përjetove atë që të tha për raporte me djemtë?

Tea: Nuk më bën përshtypje, ai nuk ka argument dhe ofendon! Ai ka natyrë xheloze. Ai kërkon të ulë të tjerët! Tani sot ka ndenjur afër, por se dija që i ka thënë ato gjëra në dhomë të rrëfimit, ça janë ato mendere e madhe, që u dukam keq, këto janë shumë ofenduese! Kjo është pafytyrësi!

Luizi: Unë nuk të kam ofenduar, të jam përgjigjur. Unë nuk e imagjonoj me i fol një femre ashtu! Nuk jemi në Përputhen!

Arbana: Nuk ka asgjë të keqe të jesh në Përputhen! Ti a ke simpati ndaj saj?

Luizi: Unë e kam thënë, e kisha pas për nder të kisha në krah, por kam Kiarën andej për martesë!

Debati i Luizit me Tean ka përfshirë edhe banoret e tjera. Luizi tha se komentet e tij ndaj Teas nuk janë ofendime, madje shtoi se ai ‘i ka frikë femrat’.

E pyetur nga Arbana se çfarë mendimi ka për këtë situatë Kiara tha se luizi ka një version më të mirë se kaq.

Dea: Ai është shumë mashtrues, shumë ofendues!

Olta: Kam pyetje për Zhakun, pse ke besim ende te ky njeri?

Zhaklina: Unë jam natyrë pozitive, unë kam takuar edhe Luiza të tjerë dhe nuk mendoj se është i vështirë për të menaxhuar Luizin.

Olta: Ne nuk jemi këtu të menaxhojmë atë!

Zhaku;Unë nuk thashë atë, po ju jeni në një lojë!

Olta: Luizi është agresiv , nuk të lë!

Kiara: Ju jap fjalën nëse ka dikë që mund ta menaxhoj atë , jam unë. Por deri tani se kam bërë, tani unë besoj që ai ka një version më të mirë se kaq! Unë ja kam thënë atij! Që nga dita e parë me atë ka qenë që mos i ofendo vajzat dhe këtu nuk po i dal në mbrojtje! Unë shpresoj për një Luiz më të mirë në vazhdimësi!


Shtuar 14.01.2023 23:01