Dasmë në Big Brother VIP! Gjesti dhe Egli i thonë “PO” njëri-tjetrit përballë Ledion Liços, kush ishin “specialët” e mbrëmjes festive

Një tjetër dasmë ka ndodhur brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP Albania” teksa çifti i shumëpërfolur i këtij edicioni, Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni mjaft speciale.

Si asnjëherë më parë, ai që kurorëzoi këtë lidhje ishte moderatori Ledion Liço, i cili nuk ishte i vetmi i ftuar special në këtë mbrëmje. Ish-banorë të tjerë morën gjithashtu pjesë, përmendim këtu Tirin, Krisën, Livia, etj si dhe Loredanën e eleminuar pak ditë më parë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë dëshmitarë të kësaj dashurie ishin dy opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari ndërsa atmosfera iu besua dyshes Remzie dhe Nexhat Osmani.

Kjo dasmë u zhvillua me kërkesë të vetë Gjestit, i cili dëshironte që në një dasmë të madhe dhe tradicionale të finalizohej lidhja e tij me Eglin.


Shtuar 14.04.2025 22:17