Artisti i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, së fundmi ka dhënë një intervistë për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e ‘BBV3’.
Ai ka treguar se dy banorët e tij më të preferuar deri më tani janë Juli dhe Romeo. Dhe më pas shtoi se dhe pse nuk e njeh si personalitet ai mbështet Julin në këtë format të ‘BBV3’.
Teksa po jepnin mendimin e tyre rreth videos së debatit mes Julit dhe Gracianos, Stresi u shpreh:
Stresi: Fjalën ‘pusetë’ e teproi por që është pis ai djalë është pis.
Elona: Pse thua kështu për Gracianon?
Stresi: Kur hyn në debat me dikë si Jul Deda le të themi dhe personazhe të njohur aty mendoj duhet të matesh pak hir të respektit ndaj kamerave që janë 24/7.
Elona: A nuk është se ke ndonjë gjë me Gracianon jashtë?
Stresi: Nuk kam gjë me Gracianon jo, ai është balerin unë jam reper. Ç’punë kam me balerinët unë më vjen keq. Nuk kam lidhje fare. Por po ta shohësh Gracianon me Julin dallohet miza me elefantin si në debat si në çfarëdolloj aspekti. Ky është mendimi im.