Dafina Zeqiri ngre dyshimet, në prag të martesës me Dj Geek? (FOTO LAJM)

Që Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit, këtë e dëshmojnë gjithmonë përmes rrjeteve sociale. Ata janë gjatë gjithë kohës bashkë pasi, përveç jetës sentimentale, janë mjaft të lidhur dhe sa i përket punës dhe projekteve të reja.

Mirëpo, një detaj që është vënë re së fundmi ka shtuar dyshimet se dyshja e famshme është gati për të hedhur hapin e madh në lidhjen e tyre. Dafina ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me Dj Geek ndërsa ka shkruar: “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”.

Kjo ka bërë që fansat të mendojnë se ata janë në prag të martesës. Çifti që konfirmoi lidhjen në vitin 2020, u nda për pak kohë. Megjithatë, ata gjetën shumë shpejt rrugën për te njëri-tjetri dhe shihen të lumtur së bashku.


Shtuar 9.04.2022 11:55