Ç’po ndodh me shëndetin e Dafina Zeqirit? Këngëtarja anulon papritur koncertin

Dafina Zeqiri nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Artistja mesa duket është sëmurë, e për këtë shkak nuk mundet të jetë e pranishme në koncertet që ishin planifikuar për të.

E një prej tyre u desh të anullohej për këtë shkak. Menaxheri i artistes ndau publikisht lajmin se për arsye shëndetësore, Dafina nuk mundi të performojë mbrëmë në Pejë.

“KERKOJ FALJE PER MUNGESEN NE PEJE SONTE PER SHKAQE SHENDETESORE, JU PREMTOJ OE SHUME SHPEJT DO TJU SJELLI NJE SUPER SHOW PER JU ! E JUAJA, DAFINA”

Me siguri fansat e saj do jenë mërzitur pasi kishin planifikuar të shihnin artisten e preferuar, por siç thotë Dafina, do rikthehet sërish me një show tjetër.

Në fund të ditës, rëndësi ka shëndeti, ndaj të shkuara Dafina!