Ç’ndodhi? Princi William ndalon Harry-n të kthehet në familjen mbretërore!

Princi William është arsyeja që Princi Harry e ka të ndaluar hyrjen e tij në familjen mbretërore.

Është raportuar se William ka marrë rolin disiplinor brenda familjes mbretërore që mbante gjyshi i tij i ndjerë, Princi Philip dhe këto informacione janë pohuar prej disa burimeve të brendshme të familjes mbretërore.
Siç raportohet nga Daily Beast, një burim tha: ”Ka një ndjenjë që William ka marrë rolin e Princit Philip. Philipi e sundonte familjen me grusht të hekurt. Tani William është në komandë kur bëhet fjalë për disiplinën familjare. Ai mund të bëhet i frikshëm!”
Ata shtuan se William po demonstron disiplinën e tij përmes një ndalimi absolut që Harry të kthehet në çdo mënyrë apo formë në familje.


Shtuar 29.06.2024 10:42