Cila është e preferuar e babait? Zaimina bën “rrengun” që emocionoi vajzat e bashkëshortit të saj (VIDEO)

Zaimina Vasjari këngëtarja dhe tashmë bisnesmenia e famshme, është nënë e një vajze 3 vjeçare, Khloe dhe prej pak muajsh edhe nënë e një djali Kamar. Por fëmijët e Zaiminës kanë edhe 2 motra nga i ati.

Zaimina prej kohësh e ka bërë publike marrëdhënien e shëndetshme që gëzon me vajzat e bashkëshortit të saj.

Së fundmi Zaimina ka realizuar një video shumë të veçantë për vajzat e tij dhe të voglën e saj. Në videon e publikuar shkruhej se këngëtarja i kishte treguar vajzave që brenda një kutie ndodhej ‘fotoja e vajzës së preferuar te babit’ dhe secila mendonte se do të ishte fotoja e tyre.Të treja vajzat e hapën kutinë dhe nuk e pritën që brenda saj të ndodhej një pasqyrë, që do të thotë se secila prej tyre është e preferuara e tij.

Rikujtojmë që çifti kanë edhe një vajzë, Khloe dhe djalin të cilin e solli në jetë disa muaj më parë, Kamar. Zaimia dhe Klodiani janë ndër çiftet më të komentuara të showbiz, edhe pse janë munduar që jetën e tyre private ta mbajnë larg medias. Prej kohësh tashmë, ish-modelja i mungon skenave shqiptare. Këngëtarja ka hequr dorë nga muzika, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit të saj.