Albano dhe Baby G, teksa ndodhen në shtëpinë e fakirit kjo pasi u dënuan nga Agai për thyerje të disa rregullave që ai ka caktuar, diskutuan lidhur me raportin e tyre dhe atë që ndjejnë për njëri-tjetrin.
Baby G shprehu shqetësimin e saj ndaj Albanos, për mënyrën dhe kohën që ai zgjodhi t’ia shprehte atë që ndjente e ndërsa nga ana tjetër, aktori Albano theksoi se ka bërë atë që ka ndjerë, pa i kalkuluar gjërat.
Pjesë nga biseda:
Albano: Nëse jam kriminel për mënyrën se si ndihem, le të më çojnë në burg.
Baby G: Nuk po them je kriminel, por si një njeri i zgjuar, që ke lexuar 1 milion libra, besoj je i zgjuar për të më kuptuar mua dhe ndjenjat që ke. Mundeshe me i shpreh ndjenjat jo në atë moment, sepse unë tani po nis të mendoj pse i ke shprehur në atë moment.
Albano: Sepse në atë moment më erdhi t’i shpreh.