Çifti i famshëm, drejt altarit: Detajet që dihen deri tani për ceremoninë

Zoe Kravitz thuhet se është gati të veshë fustanin e nusërisë dhe të martohet me aktorin Channing Tatum.

Zoe dhe Channing, të cilët më parë ishin miq, u dashuruan me njëri-tjetrin në vitin 2021. Në vitin 2023, dyshja konfirmuan se i kanë shkëmbyer unazat.
Duke përditësuar fansat në lidhje me zhvillimin më të ri në marrëdhënien e tyre, një burim i brendshëm ndau me In Touch Weekly se Zoe është gati të ecë në altar.

Të lidhura

None found

“Të dy kanë qenë të martuar më parë, kështu që kjo martesë do të jetë e profilit të ulët”, -tha burimi.

Rikujtojmë se Zoe ka qenë e martuar më parë me Karls Gusman, ndërsa Channing u martua me Jenna Dewan në vitin 2013.

“Ajo është e fokusuar më së shumti te fustani. Çfarëdo që ajo të veshë, do të bëhet tituj në media,” -përfundoi burimi.


Shtuar 30.08.2024 10:33