Javën që lam pas është zhvilluar në Itali “Milan Fashion Week” ku u prezantuan trendet e sezonit të ri dhe VIP-at nga mbarë bota u shfaqën të kuruar kokë e këmbë.
Por në këtë moment vëmëndjen le ta marri komenti i aktorit shqiptar, Flor Binaj në Instagramin e Chiara Ferragni. Në një prej fotove blogerja shumë e famshme ka pozuar me këngëtaren shqiptare, Dua Lipën.
“Je e mirë, lyhu me çfarë të duash, nuk e arrin dot kurrë bukurinë e Dua Lipës”, shkruan Flor Binaj në postimin e Chiara Ferragnit e cila gjithashtu nëpërmjet postimit po shprehte simpatinë për këngëtaren.
Nëse Flori nuk e ka patur me shaka këtë koment, fjalët e tij nuk bëjnë shumë sens për ndjekësit./albeu.com/