“Çfarë të bëj që ju të më kuptoni!” Nuk ndalet sherri në BBV, Nita kapet sërish me Qetsorin

Qetsori i tha Nitës se i gjithë debate që ajo pati me Kristin ishte fiktiv dhe e bëri për lojë, ndoshta një strategji kjo për të qenë sa më aktive këto ditë, që të shpallet finalistja e katërt.

Nita e cila prej orësh ishte indinjuar pasi Kristi nuk e ndihmoi në lojë, u ndje keq kur Qetsori ia tha një gjë të tillë.

Ajo tha se nëse vërtetë ai dhe të tjerët duan të dëgjojnë prej saj se debatin e bëri për lojë, atëherë e thotë.

Gjatë debatit që Qetsori pati me Nitën, Efi tha se Qetsori po përfshihet për të shkuar në finale.


Shtuar 27.04.2023 10:45