Këngëtarja e njohur, Fifi, ka merakosur gjithë fansat ditën e sotme duke u shfaqur në rrjetet sociale me një maskë oksigjeni. Artistja publikoi në Instastory një video ku shihet shtrirë në shtrat teksa mban maskën në fytyrë. Fifi zbuloi se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa la të kuptohet se ka probleme me frymëmarrjen dhe me zërin.
“Kam nevojë të më rikthehet zëri im! Kam nevojë të marrë frymë!”-shkroi ajo krah videos. Fifi nuk ka treguar ende se çfarë i ka ndodhur konkretisht, por shpresojmë të zbulojë së shpejti gjendjen e saj shëndetësore dhe gjithçka të kalojë sa më mirë.