Çfarë ndodhi gjatë pushimeve luksoze? Moderatorja shqiptare shfaqet publikisht e tensionuar dhe duke qarë (VIDEO)

Prej disa ditësh, moderatorja e Style Star Show, Kiara Tito ndodhet me pushime në Greqi. Ajo po shijon ditë relaksuese në Santorini.

Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi gjatë udhëtimit bukuroshja është përballur me një vështirësi. Këtë moment tensioni, ajo e ka ndarë në TikTok përmes një video ku shihet në tension dhe duke qarë. Shkaku ka qenë një anije. “Anijet janë një ‘Jo’ e madhe për mua”, ka shkruar Kiara krah videos.

@kiaratito Hate the feeling of being on a boat 😂 #tiktok #viral #lol ♬ Funny Laugh no no no – Sound Effect

Më tej në komente ka zbuluar se i ndodh gjithmonë për shkak të frikës dhe se as ilaçet nuk e qetësojnë.