Çfarë marrëdhënie ka me Mevlanin sot? Ledjana rikthehet në ekran dhe zbulon gjithçka (FOTO LAJM)

Ata dolën bashkë nga “Për’puthen” por që lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Është fjala për Ledjana Prengën dhe Mevlan Shabën, të cilët ishin shumë të pëlqyer nga publiku.

Edhe pas ndarjes së tyre dhe pas përfundimit të sezonit të dytë të reality show-t, ata të dy vijuan që të mbanin gjithë vëmendjen nga vetja. Ata herë pas here kanë qenë protagonistë të medieve rozë për shkak të postimeve me “thumba” që bëjnë për njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, Ledjana ishte e ftuar në “Për’puthen Prime”, ku zbuloi se nuk flet më Mevlanin dhe që nuk ka folur që pas daljes nga programi i dashurisë.

Jo vetëm kaq! Ish-konkurrentja rrëfeu se i ka bërë bllok kudo dhe vazhdon ta ketë. E pyetur nëse është penduar për këtë histori, Ledjana u përgjigj se kjo ishte një histori e mbyllur.


Shtuar 3.10.2021 09:35