Çfarë guximi!Tom Cruise, varet nga aeroplani gjatë xhirimeve të “Mission Impossible”

Aktori i njohur Tom Cruise habiti të gjithë me pamjet e fundit nga xhirimi i filmit “Mission Impossible”. Guximi i yllit të Hollivudit kaloi çdo kufi teksa u ngjit lart në qiell me një biplan amerikan Stearman të verdhë.

Në video duket aktori teksa mbahet në anën e biplanit dhe pa parashutë. Detajet e historisë për filmin e ri janë mbajtur të fshehta, por misioni i Ethan-it në pjesën e parë ishte një betejë me inteligjencën artificiale.


Shtuar 16.07.2024 17:26