Prej disa muajsh, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes për diçka tërësisht ndryshe nga muzika e tij. Thashethemet për një lidhje të supozuar me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu, kanë bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale. Por a është kjo një histori e vërtetë apo thjesht një maskim për diçka tjetër?
“Ku e ke Florin?”
Gjatë një video live, Liberta u pyet nga fansat: “Ku e ke Florin?”. Me një buzëqeshje misterioze, ajo u përgjigj: “Këtu, por refuzon të dalë. Nuk ka interes.”
Këto fjalë u përhapën shpejt në mediat online, duke nxitur spekulime dhe biseda të pafundme në rrjete sociale. A është kjo një shaka mes miqsh apo diçka më shumë po fshihet pas këtij komenti?
Pse po e fsheh Flori veten nga publiku?
Në një periudhë kur shumica e artistëve zgjedhin të jenë më afër vëmendjes e fansave përmes rrjeteve sociale dhe koncerteve, Flori ka zgjedhur të qëndrojë larg. Prej muajsh, ai ka mbajtur një profil të ulët, duke u distancuar nga media, skenat muzikore dhe nga çdo angazhim publik. Pavarësisht thirrjeve të shumta për një rikthim në skenë, ai ka mbetur në heshtje. Por çfarë e ka shtyrë të qëndrojë jashtë vëmendjes publike kaq gjatë?
Çfarë po përpiqet të mbulojë?
Njerëzit janë të bindur se marrëdhënia e përfolur mes Florit dhe Libertës është thjesht një fasadë për të mbuluar diçka tjetër. Zërat thonë se se kjo histori është një lojë për të tërhequr vëmendjen nga një tjetër marrëdhënie, që përflitet se ka ekzistuar prej kohësh. Një marrëdhënie që duket të jetë shumë më e komplikuar sesa thashethemet me moderatoren nga Kosova.
Sekret apo jo?
Flitet prej kohësh se në jetën e Florit ekziston një grua tjetër, një figurë e njohur, për të cilën publiku ka dëgjuar më parë. Një marrëdhënie që është mbajtur larg syve të publikut për arsye të forta. Për shumë prej jush, ndoshta nuk është aspak e vështirë ta kuptoni për kë bëhet fjalë…
Nëse mendoni se e dini për kë po flasim, ndoshta po, keni të drejtë!