Çfarë do të bëjë Egla Ceno pas daljes nga Big Brother Vip 3? Aktorja: Sonte do të….

Egla Ceno ia doli që ta bëjë publikun për vete dhe të shpallet fituese e Big Brother Vip 3, e para femër në edicionet VIP.

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit ajo i ka ndarë emocionet e para për mikrofonin e Top Channel, duke thënë se nuk e kishte menduar kurrë këtë moment.

Gazetari Ronaldo Sharka e pyeti aktoren sesi ndihej dhe se çfarë do të bëjë pasi ëndrra e saj përfundoi me këtë triumf.

“Po vdes…. Nuk e kisha menduar kurrë. Mendoj e kam jetuar kështu si jam. Ky format ka pushtet të jashtëzakonshëm për të dhënë një shkelm menderesh dhe për të të hedhur në publik. Kjo ka ndodhur! Do mundohem të mbaj këmbët fort në tokë dhe të vazhdoj jetën time. Sonte do shkrydhem pak me të shtëpisë. Jam shumë e shkalafitur tani nga emocionet, s’di ku kam kokën, shpirtin”, u shpreh Egla Ceno.


Shtuar 26.05.2024 16:22

Tags: