Prej disa ditësh, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori, Besart Kallaku, kanë shkuar me pushime në SHBA. Sigurisht, që nuk kishte se si të mungonte edhe vajza e tyre, Ajka.
Familja duket se janë kënaqur pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin.
Por në disa imazhe që Xhensila ka publikuar së fundi në Instagram, janë ngjallur dyshime për një shtatzëni të dytë.
Xhensila shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me vajzën e saj, teksa Ajka është duke i shikuar barkun të ëmës. Nuk dihet nëse veprimi i vajzës së çiftit ishte e natyrshme, apo ajo po paralajmëron për diçka. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.