Capital T sapo na zbuloi se është ndarë nga Adrola Dushi? (VIDEO)

Modelja e njohur Adrola Dushi, prej kohësh është përfolur për një romancë mes reperit Capital T, por asnjëherë nuk janë shfaqur bashkë publikisht si çift.

Dyshja kanë qenë shumë diskretë në detajet që mund të çojnë zbulimin e lidhjes, edhe pse shumë shpejt romanca e tyre u mësua nga burime të afërta.

Nuk mund ta quajmë rastësi, praninë e modeles në çdo koncert që reperi mbante.

Megjithatë duket se në një mënyrë ose tjetër ky i fundit na ka treguar se gjërat nuk janë më njësoj.

Në një postim në TikTok ku shfaqet i shtrirë, Capital T shkruan:

“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.

Me siguri, rrjetet e tyre sociale tashmë do të jenë në ‘lupën’ e ndjekësve për të mësuar sesi qëndron e vërteta.

@trimkapo

😴

♬ original sound – Capital T


Shtuar 22.02.2024 15:08