Capital T bie pre e grabitjes, hajdutët i thyejnë xhamat e makinës dhe vjedhin projektin muzikor: Ju kërkoj falje…

Reperi i njohur Capital T është përfshirë në një situatë të pakëndshme pak minuta nga publikimi i projektit të tij muzikor “Pi raki”, ndërsa persona të panjohur i kanë vandalizuar mjetin dhe vjedhur sendet personale të gjetura brenda tij.

Lajmi është bërë me dije nga vetë reperi, teksa përmes një Insta Posti u kërkon ndjesë fansave që u doli nga fjala duke mos sjellë projektin muzikor në kohë.

Sot është e pamundur të publikohet projekti “Pi raki”. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur Capital T në video-mesazhin e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

 

 


Shtuar 11.02.2024 10:07