Prime-n e sotëm pritet që Gimbo ose Brikena të mbarojë rrugëtimin në “BBVA5”, ndërsa banorët janë përfshirë në një debat të ashpër duke kritikuar rëndë romancën mes banores dhe Mateos.
Banorët kanë ngritur dyshimet se Brikena po luan me Mateon vetëm që t’i shpëtojë nominimit.
Sipas tyre afrimiteti i papritur mes dy banorëve është një strategji që dyshja po përdorin për të shpëtuar Brikenën nga nominimi.
Marrëdhënien mes dyshes e kritikoi ashpër dhe Stenaldo i cili theksoi se Mateo është futur në “Big Brother” për të kujtuar dashurinë e dikurshme, duke iu referuar këtu Brikenës.
“Mateo do të rikthejë dashurinë me Brikenën, se nuk e gjeti dot te Për’puthen” u shpreh Stenaldo.
Ndërkohë nga ana e Brikenës u theksua se ajo e ka shprehur pëlqimin e saj ndaj Mateos para se të ishte në nominim, duke hedhur poshtë pretendimet se po përdor situatën për të shpëtuar.
Nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se pëlqimi i Brikenës mund të jetë i vërtetë dhe banorja nuk duhet të ndikohet sepse “kundërshtarët” e lojës do e sulmojnë gjithmnonë, pavarësisht sejlljes së saj.
