Brenda dasmës magjike të Venera Lumanit dhe Lind Islamit (VIDEO)

Lindi dhe Venera kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Lind Islami dhe Venera Lumani kishin vite që diskutonin kētë dasmë e cila më në fund erdhi.

Edhe pse çifti kanë preferuar ta mbajnë gjithçka diskrete dhe larg syrit të publikut, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë videot e para nga dasma. Venera dhe Lindi kanë festuar nën praninë e familjarëve dhe rrethit të ngushtë shoqëror. Pjesë e dasmës ishin edhe disa personazhe të njohur shqiptarë.

Çifti organizuan dasmën e tyre në një resort në Gjirin e Lalzit.

Krahas familjarëve, pjesë e festës ishin edhe emra të njohur të ekranit si Klea Huta, Elgit Doda, Klejdi Bahiti, Ardit Gjebrea i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza, Eli Fara dhe Endri & Stefi Prifti.

Ceremonia e celebrimit e cila u zhvillua në pjesën e jashtmë të resortit, u pasua me kokteilin e më pas festën në pjesën e brendshme. Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit, duke kënduar e kërcyer.

Babai i Lind Islamit, kengetari i kenges se pavdekshme ‘Goce Pejane’ ne dasmen e djalit te tij me kengetaren Venera Lumani e kendoi kete keng ne versionin e Nuses Pejan:


Shtuar 9.10.2023 09:51