Brad Pitt dhe Ines de Ramon hodhën hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe vendosën të jetojnë së bashku. Marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe duket se në ambientin e aktorit flitet për një dashuri të madhe.
Një burim i afërt me Brad Pitt tha për People se çifti së fundmi vendosi të jetonte së bashku për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.
“Ata po bëjnë shumë mirë dhe janë më të lumtur se kurrë.”, tha burimi.
Burimi vuri në dukje se partnerja 34-vjeçare e Pitt nuk u largua nga shtëpia e saj kur ajo u transferua me të dashurin, kështu që ajo do të ndihej e sigurt në rast se gjërat nuk do të shkonin ashtu siç priste. Dyshja po shijojnë një romancë që prej nëntorit të vitit 2022.