Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa momente të veçanta nga pushimet e saj.
Duke u shfaqur shumë natyrale, Zemani duket sikur sapo është zgjuar nga gjumi, tërheqëse me një kafe në dorë dhe një buzëqeshje.
Në fotografitë që postoi në llogarinë e saj personale, Bora paraqitet pa grim, duke u shijuar bukuritë e natyrës dhe thjeshtësinë e momenteve të qeta.
Këto imazhe të thjeshta, por plot sharm, dëshmojnë se ajo di të gëzojë çdo sekondë të kohës së saj të lirë, larg zhurmës dhe dritave të skenës.
Fansat dhe ndjekësit e saj shprehën komente pozitive dhe pëlqime, duke admiruar thjeshtësinë e saj.