Bora Zemani përgjigjet më në fund, a po e pret ajo Donaldin? (VIDEO)

Bora dhe Donaldi janë dyshja romantike e momentit, të cilët dhuruan shumë emocione për publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bora shkoi për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk mungoi edhe takimi me Donaldin, i cili para disa ditësh kishte shprehur se ajo çka kishte ndjerë për Borën ishte shumë e fortë. Bora i tha se e ndiqte 24 orë dhe Donaldi arriti t’i rrëmbente një puthje.

Mbrëmë, Bora është ngacmuar nga Naimi në puntatën e Për’puthen ku ka thënë “Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë: “Të presin pak se edhe unë po pres dikë…”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Kujtojmë se Donaldi nuk harroi datën e tyre dhe para disa ditësh, hoqi varësen nga qafa dhe e futi në një qese me ëmbëlsira për t’ia dhënë Borës. Ndërsa moderatorja bëri një postim në Instagram duke treguar se e kishte marrë surprizën dhe mesa duket, mund të ketë një ribashkim kur të jenë jashtë.

Prime-n e kaluar Bora Zemani ka bërë një koment për puthjen me Donaldin kur u fut në “Big Brother” për të takuar mikeshën e saj.

“Mendonim se ishim vetëm”, tha Bora duke qeshur kur u ngacmua nga Naim Abazi në “Për’puthen Prime”, i cili tha se “Bora e ka sjellë një insert nga Big Brother. Po t’i lësh në një qosh, puthen menjëherë.”


Shtuar 14.11.2021 09:19