Kryefjala e përgjatë këtyre ditëve ka qenë sherri i bujshëm i Noizyt dhe Cllevios ku më pas reperit iu vendos dhe një lëndë plasëse në lokalin e tij. Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit por dyshohet se janë miqtë e Cllevios ata që kanë gisht në këtë ngjarje.
Megjithëse Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.
Mirëpo së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar boksieri shqiptar Amarildo Bakaj i cili ka bërë deklaratën e fortë në lidhje me reperin.
Ai është shprehur se fajtor për këtë veprim nuk është Cllevio apo miqtë e tij por vetë Noizy. Sipas boksierit Klevisi e di shumë mirë që nese do i shpërthente lokalin do ia kishte bërëvetes dhe Rigelsi nuk do e linte pa ia hedhur paq.
Sipas tij Noizy e ka vendosur vetë tritolin pasi e di që do fitojë dyfish para nga sigurimet për dëmet e lokalit dhe për ta dënuar Cllevion sa më shumë, pasi ai momentalisht ndodhet në burg dhe me akuzat e ngritura kundër tij ai mund të dënohet për rreth 3-4 vjet.
Rikujtojmë se Klevioli u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe në një postim në Instagram zyrtar të tij shkruhet se po keqtrajtohet.
Në shkrimin në rrjetin social të Keviol Ahmetaj thuhet se ai është me të vjella dhe prej 4 ditësh në grevë urie, por nuk iu ofrua mjekim.