“Bobo do më rrahë Megi”, Beniada sapo konfirmoi lidhjen e aktores me Endri Çekiçin (FOTO LAJM)

Megjithëse kanë heshtur, fotot dhe InstaStoryt e Megi Pojani dhe Endri Çekiçit nga i njëjti  ishull ne Afrike kanë konfirmuar se ata janë çifti më i ri i shoëbizit.

Por si për t’i vënë kapakun, ka qenë komenti i Beniadës, e cila është prej javësh anëtare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin.

E pyetur në puntatën e fundit te “Prcesi sportiv”, nga bashkëprezantuesi i saj Edi Manushi nëse ka folur me aktoren në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.”

Biseda:

Edi Manushi: Çfarë ka ndodhur?

Benaida: Ka ndodhur që kam parë Megin me pushime me disa breshka. Ka nxjerrë story breshkat. Ka dalë bukur në këtë foto Megi.

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh./albeu.com/