Elton Ilirjani: Nëse historia e Parashqevi Simakut hapet, do të tronditet shoqëria shqiptare

Biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani, teksa ishte i ftuar ne “Opinion”, ka folur për rastin e këngëtares ikonë që “u zhduk” nga syri i publikut për vite me radhë, për t’u rigjetur në një formë që askush s’do ta kishte imagjinuar ndonjëherë.

“Është emblema e gjithë problematikës së shoqërisë shqiptare, është diva më e madhe, është maja e ajsbergut…Nëse Parashqevi Simaku si histori do të hapet, shoqëria shqiptare do të tronditet”, deklaroi ai.

Por pse ekspozimi i historisë së saj do të shkaktonte një “tërmet”?

“Sepse ka personazhe të fuqishëm të përfshirë, të politikës së atëhershme. Të Sigurimit të Shtetit që e kanë përndjekur pa dijeninë e saj, të botë së artit. Është diva e padiskutueshme shqiptare, e xhelozuar maksimalisht nga kolegët e saj.

Asnjë koleg i saj, qoftë të bënin dhe një koncert në formë bamirësie, apo qoftë 100 dollarë, ata heshtën sepse ata i tremben imazhit të mrekullueshëm të një dive shqiptare, të vetmes.

Prandaj iu përula! Më e madhja e shqiptarëve! Ne si atdhetarë nuk duhet ta kishim lënë aty”, u përgjigj Ilirjani.

Ai shtoi se; “etiketa e sirtarit të saj është e frikshme”.

“Ajo është grua e zgjuar dhe nuk ka për ta hapur…Unë e di atë sirtar. Parashqevinë e dua fort se kam jetuar 3 muaj me atë zonjë dhe kemi marrëdhënie të fortë emocionale, ajo është si mami për mua”.


Shtuar më 20.03.2025 11:12

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş