Big Mama flet me shifra: Paguhem 20.000 euro për një dasmë

Këngëtarja e njohur njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë. Një nga lojrat në të cilat Big Mama është përfshirë ishte dhe loja e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e moderatores.

Big Mama ishte përballë Fifit në këtë sfidë dhe nuk mundi të merrte shaminë prandaj dhe duhej t’i përgjigjej një nga pyetjeve për të cilën publiku është shumë kureshtar. Këngëtares iu drejtua pyetja se sa para fitonte në koncerte apo dasma dhe përgjigjia e saj ishte 20.000 euro në një dasmë. Nuk dihet nëse Big Mama këtë përgjigje e dha vetëm për të fituar pikë apo e kishte seriozisht.

Duke folur për “Pardon my French”, këngëtarja zbuloi se për momentin është beqare dhe nuk i kurseu as shakatë duke thënë se pas debatit që pati në BBV, meshkujt “e kanë frikë”. “Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë.”- tha ajo.