“Big Brother Vip”/ Pas deklaratës shokuese, skualifikohet Klodian Duro (VIDEO)

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Klodian Duro, është bërë pjesë e “Big Brother Vip”, e teksa ka qenë duke biseduar me banorët ka bërë një deklaratë shokuese, ku shprehet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Madje ai teksa po pi, kërcënon edhe një prej banorëve që do e dhunojë.

Ajo ç’ka e bën më të rëndë, është fakti që ish-futbollisti mburrej me faktin që ishte dhunës dhe paralajmëronte banorët duke iu drejtuar me fjalët:

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”, thotë ai. 

Meritoni:Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai”.

Klodian Duro:E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton”?

Meritoni: “S’je ti ai”!

Klodian Duro:Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar”.

Meritoni: “Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë”!

Pas kësaj deklarate, Klodian Duro u skualifikua nga “Big Brother VIP”.

Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, është njoftimi i Big Brother që u lexua në shtëpi.

 


Shtuar 21.01.2024 14:44