“Big Brother”/ Ofendimi i Vesës ndaj Ilnisës, reagojnë ashpër familjarët e saj, ҫfarë kërkojnë nga produksioni (FOTO)

Që prej nisjes së “Big Brother Vip”, duket se një dyshe që ka pasur probleme është Vesa-Ilnisa, të cilat kanë debatuar sërish pasi Vesa u zgjodh lider.

Ky debat duket se e ka acaruar Vesën, e cila me ironi i drejtohet Romeos, duke i thënë: “Nga nesër kur të hedhësh mbeturinat, merr edhe Ilnisën”.

Pas këtij komenti të Vesës, fansat e Ilnisës kanë reaguar duke kërkuar masa nga produksioni për fjalorin e përdorur, ndërsa familja e cila menaxhon “Instagramin” e banores, e kanë ripostuar këtë kërkesë të fansave.

“Ku je o produksioni i BBV ta marrim vesh ku do hedhi Vesa Ilnisën. Ku janë ato feministet si puna e Vesës që ta marrim vesh ku duan ta shohin femrën, meqë Ilnisës ja bëtë gjyqin publik, presim të martën në darkë çfarë fshehin mbeturinat e Vesa Smolicës”.


Shtuar 7.02.2024 09:03