showbiz

“Big Brother”/ Kush e dërgoi parashutën për çiftin? Juli, Romeo dhe Heidi hedhin dyshime me deklaratat

Ditën e djeshme, një parashutë që ka fluturuar për disa minuta në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ka trazuar ujërat. Mesazhi ishte për Heidin, të cilës i kërkohej të ketë kujdes nga Romeo, pasi ai është falso.

Kjo e ka mërzitur së tepërmi aktorin, ndërsa banorët e tjerët e kanë akuzuar duke thënë se mesazhi vjen pikërisht pas gjestit të tij një natë më parë, duke lënë vetëm në suitë Heidin.

Pasditen e djeshme, teksa qëndronin në suitë bashkë me Rozën, Romeo dhe Heidi, kanë diskutuar për personat që mund të qëndrojnë pas atij mesazhi.

Heidi shprehet se në momentin që ka ardhur parashuta, ajo ka qenë brenda, ndërsa Vëllai i Madh i ka kërkuar të shkojë në dhomën e surprizave, e cila ndodhet në ambientet e jashtme të shtëpisë ku edhe ka parë parashutën.

Fansat kanë ngritur dyshime se Vëllai i Madh, ka pasur dijeni se për banoren ishte nisur një mesazh nga qielli. Të njëjtën tezë ka ngritur edhe Jul Deda në bisedë me Eglën në oborr.

Ai u shpreh se ka dyshime se parashuta mund të jetë dërguar nga produksioni, pasi çifti mund të ketë ndonjë mision të fshehtë për të vënë në lojë banorët e tjerë të shtëpisë.

Nga ana tjetër, Meritoni ka pretenduar se parashuta me mesazh kundër Romeos, mund të jetë paguar nga fansat e banorëve të tjerë në shtëpi, në mënyrë që ai të demoralizohet, duke qenë se finalja e madhe ndodhet vetëm një muaj larg.

të fundit

Gjykata jep vendimin për 27 trafikantët e drogës, 16 arrest në burg, 7 arrest shtëpie dhe 4 hetim në gjendje të lirë

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për 27 nga 30 personat e arrestuar në Elbasan pas zhvillimit të…

4 minutes ago

Do ta kandidojë Alimehmetin? Gara për Tiranën, Berisha: PD ka figura të shquara, por…

Teksa kryesocialisti Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun për drejtimin e Bashkisë Tiranë, është radha e të djathtëve të zgjedhin kandidatin…

16 minutes ago

Zhegrova dhe Openda prezantohen te Juventusi: Një ëndërr që u bë realitet

Në ditën e fundit të merkatos, Juventusi ka sjellë dy përforcime të rëndësishme: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Sot, të…

28 minutes ago

Dëshirë e Kombëtares dhe Kosovës, sulmuesi 17-vjeçar stërvitet me ekipin e parë të Bajern Mynih

Yll Gashi, është stërvitur me ekipin e parë të Bajern Mynih gjatë kësaj jave. 17-vjeçari është vendosur nën urdhrat e…

43 minutes ago

Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë…

58 minutes ago

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTÉ ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026 "nëse…

1 hour ago