Ronela Hajati ka qenë përfaqësuesja e këtij viti në Eurovision 2022 me këngën “Sekret”.
Ajo performoi në natën e parë gjysmëfinale, ndërkohë që nuk arriti të kalonte në finale.
Pas performancës, artistja e njohur mori kritika të shumta për paraqitjen e në tërësi për veshjen që u cilësua si vulgare.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila në një postim liston një sërë pikash për atë se si duhet të jetë, e çfarë të bëhet në këtë drejtim përpara se të paragjykohet Ronela.
Postimi i plotë i Kokëdhimës:
“Shoh shumë reagime në rrjet ndaj Ronela Hajatit. Më lejoni të ndaj disa mendime/sugjerime.
1. Ronela është një artiste ekstravagante dhe energjike.
2. Më pëlqeu kënga dhe grinta e saj, është dhe vajzë shumë punëtore.
3. Pjesëmarrësit në Eurovision kanë nevojë për staf. Profesionistë të duhur të trajnuar, prezenca në skenë, regjia, skenografia, filozofia, mesazhi, stili etj. Këto as mund të jenë të rastësishme, as barrë e artistit.
4. Ju lutemi ndani festivalin e RTSh-së nga seleksionimi i këngës përfaqësuese në Eurovision. Këto kompeticione në ADN kanë objektiva të ndryshëm.
5. Përgatisni terrenin e duhur që të merrni më shumë këngë cilësore e të rrisni konkurrencën në garë që përpara se të selektoni. Nëse nuk ju pëlqen muzika që përzgjidhni.
6. Ndaloni së bullizuari këngëtarët për peshën trupore apo stilin e muzikës. Apo se ju bënë krenarë apo turpëruan. Nuk jemi as në Mesjetë as fushëbetejë. Pesha që vendosni mbi artistin është e panatyrshme. Është një staf e një skuadër. Artisti është një element shumë i rëndësishëm por jo përgjegjësi i gjithçkaje. Krijoni terrenin për më shumë konkurrencë në të ardhmen.
7. Mos u kujtoni për muzikën një herë në vit.
8. Nuk ua ka fajin asnjë Ronelë për errësirën që ka kapluar fushat e dijes, artit, shkencës e gjithçkaje që një vend duhet të investojë që tiketë. Përndryshe nuk i ka e me to shkatërrohet dhe uni i Kombit”.