Bes Kallaku fejohet? Unaza në gisht në postimin e fundit të aktorit bën lëmsh rrjetin

Një unazë në gisht dhe një mesazh i shkurtër kanë mjaftuar që Bes Kallaku të ndezë aludimet për një zhvillim të ri në jetën e tij sentimentale.

Aktori i humorit ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke u lutur, ndërsa në dorë duket një unazë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Të lidhura

None found

Krahas fotos, Bes Kallaku ka zgjedhur këngën “Happiest Year” të Jaymes Young dhe ka shkruar vetëm: “Faleminderit Zot”.

Kaq ka mjaftuar që komentet të mbushen me pyetje.

Ndjekësit kanë nisur të hamendësojnë nëse unaza lidhet me një hap të ri në marrëdhënien e tij me Ejonën, me të cilën aktori është në një lidhje prej kohësh.

Megjithatë, Bes Kallaku nuk ka dhënë asnjë konfirmim se bëhet fjalë për fejesë apo martesë.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve të ndjekësve, të nxitura nga detaji i unazës dhe mesazhi i publikuar prej tij.

Besi ka folur më herët për Ejonën, duke treguar se partnerja e tij ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij dhe e ka ndihmuar të rikthejë gëzimin pas një periudhe të vështirë.

Marrëdhënien e tyre aktori e ka mbajtur kryesisht larg ekspozimit të tepruar.

Një nga gjestet më personale ka qenë edhe tatuazhi që ai ka bërë me emrin e Ejonës, të shoqëruar me një datë dhe një frazë personale.

Jeta private e Bes Kallakut ka marrë vëmendje të vazhdueshme edhe pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Çifti, që ishte i martuar prej disa vitesh dhe ka dy fëmijë, konfirmoi ndarjen në vitin 2024.

Tashmë, vëmendja është zhvendosur te lidhja e re e aktorit. Nëse unaza është një shenjë e një fejese apo thjesht një aksesor, këtë mund ta konfirmojë vetëm vetë Bes Kallaku.


Shtuar 24.08.2026 18:37

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş