Bëri namin në 2020, Mozzik premton se s’keni parë asgjë

Viti që lamë pas ishte shumë i suksesshëm për Mozzik-un. Siç pati premtuar, reperi publikoi albumin “Mozzart” që theu rekord klikimesh dhe për rrjedhojë arriti të qëndronte për disa muaj në krye të listës si artisti më i dëgjuar.

Pak kohë pas “Mozzart”, reperi paralajmëroi se po punon për albumin e ri, për të cilin tha se do të jetë një fryt i mundit të madh, dhimbjes, emocionit dhe sakrificës, por nuk dha detaje të tjera. Mesa duket ky projekt pritet të vij më shpejt se ç’menduam.

Përmes një postimi në Instastory, Mozzik është shprehur se 2021 do të jetë gjithashtu viti i tij, pasi surpriza të mëdha pritet të zbulojë. “2021. Mbani mend vitin, se kurgjo s’o kon 2020.”, ka shkruar Mozzik. Kujtojmë që reperi po kalon një periudhë të këndshme dhe në jetën personale, pasi është rikthyer me Loredanën.

Edhe pse ende nuk kanë konfirmuar publikisht se janë bashkë, fotot dhe videot që kanë publikuar nga pushimet në Dubai, pak ditë më parë, konfirmojnë thashethemet e muajve të fundit se ata i kanë dhënë një mundësi tjetër njëri-tjetrit dhe janë mëse të lumtur.


Shtuar 16.03.2021 11:25

Tags: ,