Bëri lëmsh rrjetin me videon që postoi, Nita konfirmon romancën e re

Disa ditë më parë ish-banorja e “BBV” ndau me ndjekësit një video nga shtrati me një mashkull, mirëpo zgjodhi të mos e zbulonte portretin e tij por publikoi vetëm krahun muskuloz.

Sakaq e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, Nita e ka konfirmuar që është në një lidhje dashurie, mirëpo përsëri zgjodhi të mos zbulojë më tepër rreth identitetit të tij por thjesht pranoi që është i dashuri i saj.

Pjesë nga intervista:

Alesia Bami: A është e vërtetë që je në një lidhje Nita?

Nita: Është e vërtetë që jam në një lidhje.

Nuk e kanë parë të shtëpisë këtë. Këtë video e kam postuar vetë në TikTok dhe kjo është çdo gjë që kam vendosur që të ndaj me njerëzit.

Manushi: E njoha nga krahu

Nita: Jo Manush

Alesia Bami: Kur do të martohesh?

Nita: Unë do të martohem kur t’më propozojë. Kam dëshirë që të bëj një dasmë të madhe, të kërcej, të kem një fustan shumë të madh, por deri më tani nuk kemi plane.


Shtuar 25.06.2024 11:54

Tags: ,