“Bëra një aksident të këndshëm”, Dea Mishel shokon rrjetin: Nuk i le këto proçka… (VIDEO)

Ditën e sotme Dea me anë të disa postimeve në Instagram ka treguar se makina e saj është përplasur me një makinë tjetër në zonën e Bllokut në Tiranë. Edhe pse një aksident i vogël Dea ka treguar se kjo nuk është hera e parë, duke postuar edhe një foto të makinës, dëmtimet e të cilës janë të lehta.

Mirëpo ajo që ka surprizuar përdoruesit e rrjeteve sociale është një video të cilën Dea e ka publikuar në Instastory, ku shprehet se aksidenti i sotëm ishte i këndshëm.

“Aksidenti i sotëm ishte shumë i këndshëm. Ne kishim ndaluar dhe një zotëri, 71-vjec, që ndoshta nuk kishte koordinimim më të mirë, na përplas ndërkohë që ishim ndaluar. Na përplasi mbrapa dhe vazhdoi të ecte derisa erdhi paralel me ne dhe gjatë gjithë kohës dëgjohej makina që gëvishtej dhe në një pikë ne po e shikonim dhe po thoshim a ka fund. Nuk ndalonte së gërvishturi anën e djathtë të makinës. Kur e pamë që më në fund ndaloi, ai tha që e ke pasur këtë të gërvishturën, nuk ta bëra unë“, dëgjohet të thotë Dea në video duke qeshur.

Njëra nga ndjekëset ka reaguar, duke idërguar një mesazh Deas, në të cilin shkruan:

“Nuk i le këto procka ti. A ka aksident të këndshëm?”

Lidhur me këtë mesazh, Dea ka preferuara ta replikojë ndjekësen, duke shkruar:

“Janë ca njerëz që janë mësuar me telenovela turke dhe e duan çdo gjë dramatike. Adhurojnë qurravitjet dhe sikletet. Ça të bëj, të shtrihem të qaj se na ra një xhaxhi me makinë? Merreni pak më lehtë jetën, s’ka pse të jetë vuajtje që të jetë e bukur. Çdo gjë ëshë çështje këndvështrimi”.


Shtuar 12.12.2023 16:19