“Bën jetë luksi, ka shtëpi 800 mijë dollar”, Stresi zbulon a e dinte punën e Keisit si kamariere kur ishin në lidhje

Fakti se ish-partnerja e Stresit, Keisi, punonte si kameriere në një klub nate në Kanada, bëri shumë bujë në Shqipëri dhe qarkulloi gjithandej nëpër rrjet.

Lidhur me këtë, Keisi reagoi përmes një postimi të gjatë në “Instastory”, ku zbulonte se në 5 ditët e javës punon në bankë dhe më pas punon në lounge.

Duke iu referuar komenteve që i bënë për jetën luksoze, Keisi tha se “punon shumë dhe shijon lekun e saj”.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe Stresi i doli në krah përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se është vajzë që punon vetë për të arritur gjithçka dëshiron vetë.

Ndërsa ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, reperi i njohur tha të njëjtën gjë duke thënë se e ka ditur gjithmonë dhe se nuk është shqetësuar asnjëherë nga puna e Kejsit, aq më pak ta gjykojë.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime.

Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë. Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të vetën në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj.

Ka qenë vajzë që nuk i interesonte për paratë e të ëmës e të atit, donte t’i fitonte vetë”, tha Stresi në Ftesë në 5.