Bëhet virale, momenti i sikletshëm i Kate Middleton kur takoi kryetarin e komunitetit mysliman në Londër (VIDEO)

Princi William dhe Kate u takuan me vullnetarë në Qendrën Myslimane Hayes në perëndim të Londrës, ku anëtarët ndihmuan në mbledhjen e më shumë se 25,000 £ pas katastrofës natyrore. Princesha e Uellsit kaloi një moment të sikletshëm sot teksa zgjati dorën për t’u takuar me udhëheqësin e komunitetit mysliman. Por kryetari i komunitetit mysliman nuk i zgjati dorën por bëri përshëndetjen tradicionale të myslimanëve, vendosi dorën në zemër.

Momenti i sikletshëm ndodhi kur Princi dhe Princesha u prezantuan me udhëheqësit në qendër, duke përfshirë Imamin Sufyan Ikbal. Ndërkohë që Princi William shtrëngoi duart me secilin nga udhëheqësit, një nga zotërinjtë zgjati dorën për të takuar princeshën.

Më pas Kate zgjati dorën për të takuar Imamin Sufyan, por ky i fundit vendosi dorën në zemër, duke ulur edhe kokën.