Rregullat e punëve të shtëpisë dhe pastërtisë vazhdojnë të bëhen temë diskutimi dhe debatesh mes banorëve në ‘Big Brother Vip’. Problemi duket se nuk qëndron te lideri që ndan detyrat për gjithsecilin por tek vetë banorët që i neglizhojnë ato.
Duket se një ndër më problematikët është edhe Meritoni i cili ka revoltuar vajzat në shtëpi. Teksa Erjola po pastronte në kuzhinë, ai shkon dhe lë pjatën në lavaman dhe largohet. Ky veprim ka nxitur menjëherë reagimin e banores e cila e ka paralajmëruar të mos ta bëjë më.
Ndërsa Françeska që ndodhej aty pranë ka shfrytëzuar rastin që ta ironizojë moderatorin nga Kosova, duke i thënë se është mësuar t’ja pastrojë të mbathurat mami, siç edhe e etiketojnë shpesh partneren e tij, Ilnisën.
Biseda e plotë në videon më poshtë: