Bebe Rexha nuk rezervohet, publikon videon në momente intime me partnerin (VIDEO)

Bebe Rexha prej thuajse një viti po jeton një histori të bukur dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin e saj. Ka pasur vetëm disa foto paparaci të tyre që janë publikuar në media, sepse këngëtarja ka preferuar që marrëdhënien ta mbajë larg syrit të publikut.

Por së fundi ka ndarë një video me të dashurin e saj, regjisorin e njohur Keyan Safyari.

Çifti shihen të veshur me rroba të përditshme duke shijuar motin e ngrohtë teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafim romantik me njëri tjetrin.

Bebe së fundi po shijon suksesin e projekteve muzikore të lansuara të cilat po pëlqehen mjaft shumë nga adhuruesit e muzikës së saj.


Shtuar 13.06.2021 12:33