“Bashkëshorti më ndaloi të luaj rolin e një prostitute”, Zamira Kita rrëfen pengun (VIDEO)

Zamira Kita, është një ndër aktoret më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, rolet e së cilës kanë lënë një gjurmë në historinë filmit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, për programin “Natën me Aulonën”, aktorja e mirënjohur ka rrëfyer se si bashkëshoti e ka ndaluar të luaj një rol në film, atë të prostitutës.

“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter.Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film.”, tha Zamira Kita.


Shtuar 15.11.2023 22:00