Mbrëmjen e sotme, në shtëpinë e BBV3, po lexohen disa pyetje anonime të banorëve, nga ku mes tyre ishte një për Bardhin. Bardhit i bëhet një pyetje mjaft ofenduese duke e pyetur a e kupton se sa trap po del me Sarën dhe kur do të vendosë të flasë.
Ka qenë Roza ajo e cila ka lexuar pyetjen duke i thënë Bardhit se nuk dëshiron fare t’ja bëjë pasi ai është një djalë flori
Bardhi e kupton sa trap po del me Sarën, kur do flasësh?
Bardhi: Po flas në çdo situatë që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar i kam cekur, edhe në Prime dhe gjatë… ditëve tjera.
Meritoni: Si nuk po ju vjen marre?
Sara ndërhyn direkt për t’i shpjeguar Bardhit pyetjen, ndërsa Roza i thotë që të mos ndërhyjë në përgjigjen e tij.
Sara: Po del si trap që s’përfshihesh.
Roza: Lëre të flasë.
Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe më vjen mirë të di kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situata, përveç situatës me Meritonin që e kam shok shumë të mirë dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse ka nevojë për të reaguar në një situatë me Sarën reagoj njëjtë, nuk ka nevojë të quhem trap.
Fationi: Vetëm trap nuk je.