Babai i Stresit ka tentuar të futet me forcë në “BBVK”? Alaudini thyen heshtjen

Pjesëmarrja e Arkimed Lushës i njohur si Stresi në “Big Brother Vip Kosova” ishte një surprizë për të gjithë. Edhe vetë reperi dikur ishte “betuar” se nuk do të merrte kurrë pjesë në një format të tilllë. Mirëpo ja ku jemi dhe ai është kthyer në një nga konkurrentët më të komentuar.

Brenda “BBV” Stresi shpesh ka debatuar rëndë me banoren tjetër, Juliana Nurën. Në një bisedë të ashpër që ata patën u tha se babai i Stresit e kishte kërcënuar produksionin dhe kishte tentuar të futej në shtëpi.

Së fundmi në një bisedë virtuale, moderatori Alaudin Hamiti është pyetur në lidhje me këtë. Ai theksoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për BB, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, tha Alaudini.


Shtuar 3.02.2023 13:18