Avokate dhe nënë e një vajze, Riniani prezanton më në fund të dashurën (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Riniani Leka pranoi para disa ditësh se kishte gjetur dashurinë e jetës. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se është njohur me një vajzë jashtë programit dhe se zemra ka filluar t’i rrahë.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Në rrjet qarkulluan foto të ndryshme të çiftit, por te asnjëra nuk zbulohej identiteti I vajzës. Këtë e ka zbuluar vetë Riniani disa orë më parë në Instagram ku ka publikuar një foto krah Anisës.

“Buzëqeshja e saj”, ka shkruar Riniani duke e shoqëruar foton me një zemër.
Anisa Berliku është avokate në Spanjë dhe gjithashtu është nënë e një vajze të quajtur Chloe./albeu.com/


Shtuar 9.06.2021 09:47