Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin, publikohet kënga (VIDEO)

Dr. Flori “u rikthye” në një bashkëpunim me Aurela Gaçen dhe Stinen, sikurse dy artistët kishin paralajmëruar së fundmi. Edhe pse Dr.Flori nuk është fizikisht mes nesh, Aurela dhe Stine e kanë sjellë edhe një herë pranë dëgjuesve përmes muzikës. Kënga është regjistruar më parë me zërin e tij dhe më në fund u publikua për të gjithë dëgjuesit.

Projekti mban titullin S.F.L., i cili është shkurtimi i emrave Stine, Flori dhe Lela. Videoklipi hapet me një video ku shihet Dr.Flori duke luajtur basketboll me vajzën e tij, e po ashtu edhe Stine dhe Aurela shfaqen në një fushë basketbolli. Ndërsa në një skenë tjetër ata shihen para një ekrani ku janë shkruar emrat e tyre. Klipi përmban po ashtu pamje të vjetra nga daljet publike të Dr.Florit, por edhe disa video të papara më herët. Kënga është shumë ritmike dhe është e pamundur t’i rezistosh pa kërcyer.

Kujtojmë se Dr.Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në një moshë shumë të re, por ai la pas pafund hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009. Miqtë e tij e kanë kujtuar gjithnjë përgjatë këtyre viteve dhe gjesti i fundit i Aurelës dhe Stines duke e “rikthyer” për gjithë dëgjuesit është për tu duartrokitur. Në sektorin e komenteve në YouTube ata janë vlerësuar shumë nga komentuesit për këtë super kujtim për Dr.Florin.urela Gaçe


Shtuar 3.10.2021 10:25