Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike. Pavarësisht disa goditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën.
Xhuvani është rikthyer këto ditë edhe në vendlindjen e saj, Sarandë. Aktorja ishte e pranishme në një aktivitet në kuadër të përurimit të një muraleje, pikërisht aty ku ajo nisi karrierën e saj skenike, te Qendra Kulturore.
None found
Luiza recitoi dhe disa vargje, duke përcjellë një emocion të veçantë për të pranishmit. Dukej qartë se aktoren e kishte marrë malli për Sarandën, qytetin ku lindi dhe u rrit.
Por dukej sikur edhe qytetin, ku ajo u rrit ndonëse ka ndryshuar shumë vitet e fundit, nga pitja e ngrohtë e qytetarëve sarandiotë, e kishte marrë malli. Vitet e fundit Luiza Xhuvani ka kaluar disa peripeci familjare, jo edhe aq të lehta për t’u kapërcyer, por gjithsesi, ajo gjeti forcë për t’iu rikthyer me të njëjtin intensitet jetës skenike.
Kujtojmë ngjarjen e rëndë e të birit të saj të vetëm dhe ndarjen nga jeta e të shoqit, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani. Dhe pritja më e ngrohtë nuk mund t’i rezervohej askund tjetër, veçse vendlindjen e saj.
Tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat”, ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, duke vizituar Prekazin legjendar, në nderim të sakrificës…
Vlora është kthyer sot në qendër të festimeve për 28 Nëntorin, ku pranë Monumentit të Pavarësisë është mbajtur ceremonia e…
Është zhvilluar në Vlorë ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar, në kuadër të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Një…
Marokeni Abdellah Ouazane, talenti në ngritje i Ajaxit, është shumë pranë largimit nga klubi holandez verën e ardhshme, për shkak…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej, ku pritet të mbahet protesta kombëtare…