showbiz

Sa vjeç bën? Sot aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani feston ditëlindjen (FOTO LAJM)

Ajo është një nga aktoret më të  mira shqiptare, një ikone e vërtetë. E kemi fjalën për Luiza Xhuvani, e cila vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike. 26 marsi shënon ditëlindjen e aktores Luiza Xhuvani, e cila ka mbajtur dhe postin e deputetes së PS. Sot Xhuvani feston 59-vjetorin e lindjes.

Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, arrestimi i të birit që solli edhe dorëheqejen e saj dhe e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor. Por përveç artit, Luiza nuk ndërmerr asnjë angazhim që mund ta lidhë me median.

Të lidhura

None found

Pasi diplomohet për aktore në vitin 1986 në Akademinë e Arteve fillon punën me Estradën e Sarandës. Në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Keshtu tamam në vitin 1988 largohet nga Saranda për në Tiranë për të filluar ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Qe kur ishte akoma studente, ajo fillon karrierën si aktore filmi , fillimisht ka nje rol episodik te nje studenteje ne filmin Apasionata 1983, por zyrtarisht hyn ne kinematografi ne vitin 1986 ne dy filma “Fjale pa fund” ne rolin e Magdalenes “Dhe vjen një ditë” (Infermierja).

Por filmi që do ta bëjë atë të njohur e të dashur për publikun shqiptar do të jetë filmi “Flutura ne kabinën time” të Vladimir Priftit në rolin e Fluturës. Rol për të cilin ajo do të vlerësohet me “Kupën për Aktoren me te Mirë” ne Festivalin e Filmit, te vitit 1985.

Çmime e Tituj

2006 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
për rolin e mësuese Margaritës në dramën “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayedit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2006” të zhvilluar në Fier në vitin 2006.

2004 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
për rolin e Xhenit në dramën “Kapitulli i Dytë” i Sajmorit
në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004” zhvilluar në Fier në vitin 2004.

2003 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
rolin e Dianës në filmin “Slogans” (Parrullat)
në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Tokio, Japoni në vitin 2003.

13 Maj 1995 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Marianës tek filmi “Dashuria e fundit”
në Festivalin e X-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit 1995.

22 Prill 1989 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Fluturës tek filmi “Flutura ne kabinën time” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill të vitit 1989.

të fundit

Nis përballja Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, shkodranët synojnë fitoren përballë një Tirane të “pjekur

Vllaznia - Tirana LIVEVllaznia 0 – 0 Tirana1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Loro Boriçi” [...]Read More...

4 minutes ago

Flick mund t’i japë shansin talentit 17-vjeçar izraelit në El Clasico

Orian Goren mund të jetë një nga emrat e rinj në listën e lojtarëve që Hansi Flick do të publikojë…

5 minutes ago

Albulena Haxhiu urges Albanians in the Valley to support the “Albanian Coalition” at number 17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të marrin…

6 minutes ago

Don’t push”/ Democratic Party MP Gjin Gjoni clashes with police, officers use pepper spray on him

Deputeti i PD-së Gjin Gjoni është përfshirë në një konfrontim fizik me policinë në protestën e sotme kombëtare. Gjoni ka…

8 minutes ago

Washington responds to protests in Albania: Calls for Edi Rama’s departure and formation of a technocratic government

Nga Beqir SINA – New York Kongresmeni Jim McGovern: “Ndaloni dhunën dhe dëgjoni kerkesat e protestuesve” Një valë reagimesh të…

8 minutes ago

Tensions rise near Socialist Party headquarters as protesters throw fireworks and pyrotechnics

Protestuesit në mënyrë masive janë gurmbulluar në Sheshin Skënderbej dhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku raportohet se po goditet…

8 minutes ago