Qendra e ceremonive të 28 Nëntorit ishte këtë herë Vlora, ku pranë Monumentit të Pavarësisë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar, në kuadër të 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në aktivitet ishin të pranishëm presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Ceremonia u ndoq gjithashtu nga drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qytetarë.
None found
Pjesë e nderimeve u bënë edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe kryeministri Albin Kurti.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, krerët e institucioneve vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë. Ky gjest iu kushtua figurave dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut në përpjekjet historike të shqiptarëve për liri dhe krijimin e shtetit.
Vlora lidhet ngushtë me këtë ngjarje madhore, pasi më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar, duke shënuar një moment vendimtar në historinë e shqiptarëve.
Edhe 114 vjet më vonë, 28 Nëntori kremtohet si Dita e Flamurit dhe mbetet një nga festat më të rëndësishme për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, trevat e tjera shqiptare dhe diasporë.
Këtë të shtunë, qytetarët e Vlorës, janë mbledhur në protestë pranë Sheshit të Flamurit, ku në të njëjtën kohë po…
Tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat”, ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, duke vizituar Prekazin legjendar, në nderim të sakrificës…
Është zhvilluar në Vlorë ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar, në kuadër të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Një…
Marokeni Abdellah Ouazane, talenti në ngritje i Ajaxit, është shumë pranë largimit nga klubi holandez verën e ardhshme, për shkak…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej, ku pritet të mbahet protesta kombëtare…