showbiz

Sot mund të ishte mjeke ose inxhiniere, Luiza Xhuvani: Si mu bë shkak biografia e keqe për tu bërë aktore

Luzia Xhuvani, aktorja e njohur shqiptare, njëherësh ish-deputete e dorëhequr e zonës pak vite më parë, vijon ende aktivitetin skenik.
Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor.

Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave.

Të lidhura

None found

Në një rrëfim të disa kohëve më parë, Xhuvani ka zbuluar se në fakt ajo sot do të ishte një mjeke ose inxhiniere, por për shkak të biografisë së keqe e cila në kohën e diktaturës i kufizonte të rinjtë të studionin, u be aktore.

“Shkak që jam sot aktore, në mënyrë paradoksale, m’u bë edhe biografia. Kam jetuar e ndarë nga im atë, kam jetuar vetëm me nënën. Kam ndier mungesën e tij fizike, por jo atë shpirtërore. Kam gëzuar mbiemrin e tij. Për fatin tim të keq, vëllai i tim eti, dikur partizan, është pushkatuar nga regjimi komunist. Mbase do të kisha dashur të vijoja për një degë tjetër, Mjekësi apo Inxhinieri, por e vetmja mënyrë ishte të konkurroja dhe të gjitha të tjerat do të më ishin refuzuar.

Konkurrova, fitova… Më kujtohen dy anëtarë jurie që më pas u bënë pedagogët e mi, Timo Flloko dhe Skënder Plasari. Më kanë shoqëruar me shumë dashuri ato kohë e deri në vitet që flasim. I kam bërë studimet në vitet ’82­’86. Megjithëse kohë shumë e vështirë për ne që ishim konviktorë dhe që mua vazhdonte të më përmendej historia e biografisë, por përsëri them që kanë qenë 4 vitet më të bukura të jetës sime.

Më dukej ëndërr që po studioja për aktore, ishte fat shumë i mirë. Një student, që të funksionojë, duhet të adhurojë pedagogët e vet dhe unë e pata këtë fat; ata ishin Timo Flloko, Drita Pelinku, Vera Zheji dhe Kadri Rroshi”, shprehet Luiza xhuvani.

10. Luiza Xhuvani

të fundit

Bardh Maxhuni veçon Real Betisin dhe Comon si surprizat e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…

6 minutes ago

19-year-old from Skopje arrested in Bulgaria, suspected of transporting €100,000 in counterfeit money

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…

6 minutes ago

Pepper spray attack on Klevi Muka, Berisha: An abhorrent crime and an attack on media freedom

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në protestë. Berisha shprehu shqetësim për lëndimin e gazetarit të…

8 minutes ago

Rama and Berisha in prison”, students continue their revolt and set rubbish bins on fire

Një numër jashtëzakonisht i lartë i protestueve është shënuar gjatë protestës së sotme. Ata janë duke marshuar tanimë pranë qendrës…

8 minutes ago

Tensions flare again at large protest near Parliament as kiosk catches fire

Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…

8 minutes ago

Protester arrives unconscious at Trauma Hospital amid suspicions of rubber bullet injury to eye

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…

9 minutes ago